Meta uron Biden për fitoren: Të forcojmë partneritetin tonë strategjik

Presidenti Ilir Meta ka uruar demokratin Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”, kreu i shtetit shprehet optimist për vazhdimësinë dhe thellimin e që marrëdhënieve mes dy vendeve. “Presim të punojmë me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet dhe partneritetin tonë strategjik”, shkruan zoti Meta.