E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta uron Panaritin për ditëlindje: Ka qenë dashuri me shikim të parë! Sot le ta festojë me familjen, me partinë…

Ilir Meta ka uruar këtë të shtunë Edmond Panaritin, për ditëlindjen.

“Shumë urime për Prof.Edmond Panaritin sot në ditëlindjen e tij!

Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm në këto 20 vite me të, që prej takimit tonë të parë që ishte si “dashuria me shikim të parë”.

Kemi një udhëtim të gjatë përpara për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus ku ai ka merita të veçanta për programin tonë shumë konkret për rimëkëmbjen e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit dhe ushqimit.

Gjithmonë bashkëpunues, luajal dhe i ditur në shumë fusha ku është një shkencëtar i vërtetë.

Sot le ta festojë me familjen! Me Partinë e Lirisë do ta festojë në majë të Panaritit javën që vjen për t’u shpjeguar programin tonë ripërtërites për trevat më patriotike të vendit që u shpopulluan barbarisht nga “Rilindja”.

Gëzuar Familjes të dashur Panariti! Profi është i sigurtë që shekullon”, shkruan Meta.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›