E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, avokati: Pritëm nga ‘Kushtetuesja’ që…

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i pandehur në dosjen “Metamorfoza”, tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar.

Përmes avokatit të tij, Gurali Brahimllari, Gjoka tha se çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se veçimi e dëmton çështjen.

“Patëm pritshmëri nga Gjykata Kushtetuese për të deklaruar të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY ECC, por nga Kushtetuesja kemi një vendim “as mish, as peshk”.

Nga kërkesa për gjykim të shkurtuar e kërkoi edhe i pandehuri Edmond Preka, ndërsa të pandehurit e tjerë, përfshi ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-oficerët e policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbega, kërkuan gjykim të shkurtuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›