E Diel, 1 Nëntor 2026

Meti Nuk me vjen keq nese dal por ka banore qe duhet te dalin perpara meje

Arbri dhe Meti dalin ne kopsht dhe nisin qe te diskutojne per nominimet e kesaj jave dhe banorin qe mund te eliminohet gjate spektaklit. Meti thote se nuk do ti vinte keq nese do te dilte nga shtepia sepse nje dite do te jete i detyruar qe te dale por i vjen keq per faktin se ne shtepi ka banore qe meritojne te dalin me heret se si. Mendimin e tij e mbeshtet edhe Arbri. Une sjam merzitur akoma nga qendrimi ketu shprehet Meti. Arbri e pergatit edhe per faktin se mund te jete Meti ai qe do te dale gjate spektaklit dhe i thote qe te mos merzitet nese ndodh dicka e tille. Meti shprehet se e ka menduar edhe kete pjese dhe po mundohet qe ta marre sa me lehte pa u merzitur.

Ne dhomen e gjumit nderkohe jane fikur dritat nga Vellai i Madh ndersa Franceska dhe Ermali shtrihen ne krevat duke biseduar e duke ndenjur afer njeri-tjetrit. Disa nga banoret jane shtrire per te fjetur gjume ndersa pjesa tjeter e banoreve eshte ende zgjuar duke bere shaka e duke treguar histori me njeri-tjetrin ne dhomen e ndenjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›