E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mezi pret të bëhet baba

Justin Timberlake ka deklaruar se njëri nga momentet më të mira të jetës së tij, do të jenë atëherë kur bashkëshortja e tij Jessica Bile do të thotë se ka mbetur shtatzënë, pasi ai mezi pret të bëhet baba.

"Nuk kemi caktuar ende ndonjë datë. Nuk na ngutet. Ia kemi lënë fatit, por lajmi se bashkëshortja ime ka mbetur shtatzënë, do të jetë më i bukuri në jetë", ka thënë Timberlake.

Që kur është në martesë me Jessica-n e bukur, ai thotë se i është rritur vetëbesimi dhe ka më shumë forcë për gjithçka. Bustin dhe Jessica kanë qenë në romancë për shumë vite, para se të martoheshin muajin e kaluar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›