Michael dhe Lusiana bëhen prindër
Michael Buble dhe Luisana Lopilato janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtari dhe gruaja e tij modele kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah.

26 vjeçarja ka sjellë në jetë djalin në Vancouver të Kanadasë. Këngëtari i hitit It’s a Beautiful Day ka publikuar një fotografi në të cilën shihet në spital çifti i lumtur me të porsalindurin.
Michael, kur kishte publikuar lajmin për shtatzaninë e argjentinases kishte thënë se dita kur ka marrë lajmin se do të bëhet baba ka qenë dita më e lumtur e jetës së tij.

Gjatë gjithë shtatzanisë Lusiana ka pasur afër bashkëshortin, i cili për të qenë pranë saj kishte anuluar shumë koncerte dhe ngjarje të tjera nga karriera e tij.