E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michal Jackson mendonte se kishte tumor në tru

Londër, 23 gusht - Mbreti i vdekur i muzikës pop, Michael Jackson, ka vdekur duke besuar se vuan nga sulmet në zemër, kanceri dhe tumori në tru, raporton tabloidi anglez “News of the World”, duke iu referuar burimeve të afërta me Jacksonin.

Burimet e njëjta thonë se gjashtë muajt e fundit për shkak të varësisë afatgjatë nga ilaçet, kishte dëmtuar mendjen.

“Imagjinonte sëmundje të ndryshme. Diellit i frikësohej për shkak të sëmundjeve të rralla të lëkurës që kishte, dhe besonte se kishte edhe tumor në tru. Me ilaçe shkatërroi trupin dhe mendjen e tij. Ishte i varur dhe me muaj ankohen se ishte shumë i sëmurë për të kënduar”, ka thënë burimi i njëjtë për gazetën britanike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›