E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michel: Njohja e Kosovës, jo kusht për Serbinë

Anëtari i Senatit francez, Jean Pierre Michel ka deklaruar gjatë një vizite në Beograd se, njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Michel ka theksuar se vendi i tij do ta ndihmojë Serbinë që të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat.

Më tej ai ka vlerësuar bashkëpunimin e Beogradit me gjykatën e Hagës dhe misionin EULEX, ndërkohë që sipas mediave serbe, për mungesën e bashkëpunimit me Kosovën ka bërë përgjegjëse këtë të fundit.

“Jemi të kënaqur për bashkëpunimin e Serbisë me EULEX-in dhe kemi vërejtur se problemet në bashkëpunim vijnë nga pala kosovare”, ka pohuar Michael, duke shtuar se shpreson që cështjet të zgjidhen në rrugë diplomatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›