E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Hunziker aksidentohet në skenë (FOTO)

Prezantuesja e njohur, Michele Hunziker, 35 vjeç, është plagosur ndërsa po xhironte në skenë një nga pjesët e spektaklit Supertalent në Gjermani.

Bukuroshja zvicerane ka përfunduar në spital me tronditje dhe me njolla nga plagosja në trup.

Por si ka ndodhur aksidenti?

Në Berliner Tempodrom vjen në skenë kandidati Rene Richter, që pretendon se është rekordmen për dhëmbët më të fortë.

Hunziker qëndron e varur në dhëmbët e tij, sikur të ishte një karusel njerëzor.

Por papritur atë e lë fuqia dhe Hunziker rrëzohet.

Të gjithë mbetën të shokuar.

Prezantuesja nuk reagonte fillimisht. Ajo u dërgua në spital me urgjencë. Aktualisht është kthyer në Itali, ku mjekët po kujdesen më tej për të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›