E Diel, 1 Nëntor 2026

Michelle Pfeiffer

Aktorja Michelle Pfeiffer mbush sot 55 vjeç, ndërsa ka regjistruar në jetën e saj shumë filma mes të cilëve “Malavita” e Luc Besson që del këtë vit dhe “Man Under” që është duke u prodhuar.

Suksesin më të madh të karrierës së saj, sharmantja Michelle Pfeiffer e ka arritur në vitet '80 - '90 me filmat “Scarface”, “Marrëdhënie të rrezikshme” dhe “Mosha e pafajësisë”. Ka punuar gjithnjë në jetë me regjisorë të mëdhenj, por jo gjithnjë ka pasur intuitë, për shembull ajo ka refuzuar role të mëdha si ai në filmin “Thelma dhe Luizë” apo “Basic Instinct”apo “Heshtja e pafajësisë” apo “Gruaja e bukur”.

Pavarësisht këtyre rasteve të mëdha të humbura, karriera e saj ka qenë e pasur me suksese ashtu si edhe jeta private. Ajo është lumturisht e martuar prej 20 vjetësh në martesën e saj të dytë me producentin televiziv David E. Kelley, me të cilin ka një djalë, ndërsa vajzën Kelley ajo e ka adoptuar./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›