E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migjeni ne 100-vjetorin e lindjes

’’Ringjallet’’ përmes një serie aktivitetesh të zhvilluara, një nga figurat më të shquara vecanërisht në lëmin e poezisë, Migjeni. Në 100 vjetorin e lindjes përvec kujtesës që sjell dimensioni i shkrimtarit që edhe pse u shua mjaft herët, vepra e tij i rezistoi të gjitha kohërave. “Migjeni në pakohësi” titullohet libri më i fundit studimor i cili është promovuar pikërisht në ditën e lindjes së një prej penave të letrave shqip nga qyteti i Shkodrës. Autori Behar Gjoka rrëfen punën 3-vjecare deri në daljen në dritë të këtij botimi i cili i shtohet një serie studimesh mbi figurën e Migjenit.

Kthimi në vëmendje i një prej emrave të shquar në letërsinë shqipe nuk ka sesi të mos sinkronizohet dhe me interpretimet nga vargje që tingëllojnë aktuale edhe sot në 100 vjetorin e lindjes së Millosh Gjergj Nikollës. Në Teatrin Kombëtar u zhvillua një mbrëmje poetike nga ku u recituan krijime nga vargjet e lira.

Kasta e aktorëve kanë interpretuar për publikun “Poemën e Mjerimit”, “Recital Malsorit”, “Zgjimi”, “Shkëndija”, “Kanga e Rinisë” dhe të tjera vargje të Migjenit përcjellë edhe përmes një video projektori me fotografinë e të riut nga Shkodra që kapërceu me krijimet e tij të gjitha kohërat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›