E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra pedagogë marshim masiv nga Politekniku dhe protestë para Kryeministrisë me thirrje ”Pa dorëheqjen e Ramës nuk ndalojmë”

Mbi 1300 pedagogë zhvilluan një marshim masiv nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, ku protestuan duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalojmë!”, akademikët dhe profesorët përcollën mesazhin e tyre përmes protestës para selisë së qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe largimin e Ramës nga detyra.

Pedagogët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë, duke e kthyer këtë qëndrim në një formë të vazhdueshme proteste. Ata i janë bashkuar tanimë revoltës studentore e cila sot ka hyrë në ditën e 8-të. Në reagimin e tyre, akademikët, pedagogët dhe studentët kanë ngritur shqetësime edhe për funksionimin e Parlamentit, për të cilin shprehen se ka pushuar së funksionuari dhe duhet të shpërndahet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›