E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mikpritja e afganëve, DASH vlerëson kontributin e Shqipërisë

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm Tulant Balla, u shpreh sot se Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson kontributin e Shqipërisë në mikpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre.

Ministri Balla ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, ku ka zhvilluar disa takime, ndërsa ka marrë dhe një certifikatë vlerësimi për punën e Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë procesit të transferimit të afganëve në vendin tonë.

“Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson kontributin e Shqipërisë në mikpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre. Një Certifikatë Vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë këtij procesi”, shkrua Balla në rrjetet sociale, ndërsa ndan dhe video nga momenti i marrjes së certifikatës.

Vlerësimi është dhënë nga përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve (CARE).

Më herët, ministri i Brendshëm Taulant Balla, është takuar  në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington me ndihmëssekretarin e Shtetit, Todd D. Robinson. “Mirëpresim mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA,” shkroi Balla. Ai theksoi se “lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike mbetet një prioritet kryesor”.

Ndërkohë, të mërkurën Balla tha se u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Michele J. Sison, ndihmëssekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare.

Balla gjatë vizitës në SHBA 1 nga 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›