Milan, Rabiot: Për Interin mendojmë më pas, vendi i 4-t është objektivi minimal

Adrien Rabiot ishte një nga protagonistët e fitores në Bologna për Milanin. Mesfushori francez foli pas suksesit në transfertë për DAZN, ku mes të tjerash theksoi:
“Ndeshja ishte e thjeshtë. Në fillim nuk arritëm të mbanim topin përpara, pastaj fituam besim dhe mund të shënonim gol në çdo moment. Jemi të kënaqur me rezultatin, por mund të bënim më mirë dhe të shënonim më shumë në pjesën e dytë.
Megjithatë, është një fitore që na jep besim. Nuk e di, nëse është një muaj delikat, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi marrë pikë ndaj vendit të 5-të. Për Interin do të mendojmë më pas, objektivi minimal është vendi i 4-t dhe tashmë jemi shkëputur nga Roma. Për Milanin është një moment i mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”.
Përveç Rabiot, i cili u shpall edhe “Lojtari i ndeshjes” në fitoren 0-3 të kuqezinjve shënuan edhe Loftus-Chek dhe Nkunku me penallti.