E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan demtohet Abate Robinho ne dyshim

Lajme të këqia për Milanin në prag të transfertës së ditës së shtunë ndaj Parmës.

Pas problemeve me kaviljen që pati Robinho në stërvitjen e të mërkurës, Allegri duhet të bëjë pa Abaten pasi mbrojtësi i krahut të djathtë vuan nga një shqetësim muskulor.

Pritet që Abate të qëndrojë jashtë fushave rreth dy javë. Për zëvendësimin e tij tekniku i kuqezinjve ka provuar Antoninin në të djathtë.

Ndërsa vazhdon të jetë në dyshim prezenca e Robinhos në ndeshjen ndaj emilianëve. Sulmuesi brazilian ka lënë stërvitjen duke çaluar pas një problemi të vogël me kaviljen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›