E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Milan, i ri dhe i bukur/ Kuqezinjtë arrijnë një tjetër fitore në Serinë A

Zona Champions duket ende larg, por situata është mjaft më e mirë.

Milani nuk është se po bind këtë sezon, duke provuar të gjitha rezultatet, e herë duke luajtur mirë, por shpesh keq.

Gjithsesi, suksesi 2-0 në stadiumin e Empolit bëri që t’i afrohej pjesës së sipërme të renditjes, të cilën mund ta arrijë nëse gjen sado pak vazhdimësi.

Të paktën, këtë herë skuadra e trajnerit Serzhio Konseisao pati epërsi të madhe, dhe madje nuk I lejoi vendasve asnjë gjuajtje në portë.

Ndoshta mbrojtja toskane ndjeu mungesën e Ardian Ismajlit të dëmtuar, por golat kuqezinj u shënuan vetëm në pjesën e dytë.

Zëvendësuesit, Rafael Leao dhe Santiago Himenez u bënë heronj në minutat 68 e 76.

Sidomos meksikani Himenez që debutoi në Serinë A dhe realizoi golin e parë me fanelën e re.

“La Gazeta delo Sport” veçon pikërisht Himenezin dhe komenton: Katër fantastikët janë Leao, Himenez, Pulishiç dhe Zhoao Feliks!

Ja edhe “Il Korriere delo Sport” që në krye ka derbin Napoli-Inter për titull, ndërsa për kuqezinjtë komenton: Leao dhe Himenez, ndriçimi I Milanit!

Milani provoi plot 16 gjuajtje drejt portës, dyfishin e Empolit, 5 I pati në kuadrat dhe mbajti topin 63 për qind.

Për momentin, gjigandët nga Lombardia mbajnë vendin e 7-të në Serinë A me 38 pikë, por zona Champions është vetëm 5 pikë larg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›