Milan mbetet -4, Napoli i qetë

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen me Napolin në derbin e kësaj jave në Serie A. Ndeshja mes skuadrave 2 dhe 3 në Serie A u mbyllë në barazim 1 me 1. Që të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Flamini realizoj për 1 me 0 në minutën e 29. Vetëm tre minuta më vonë, Pandev barazoj në 1 me 1. Ishte pikërisht Flamini ai që dëmtoj Milanin pasi u përjashtua nga ndeshja në minutën e 71 pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Zunigas.
Me këtë barazim, Milan mbetet në vendin e tretë me 4 pikë më pak se Napoli që është në vendin e dytë dhe po aq pikë më shumë se Fiorentina që e ndjeka nga pozita e katërt./Indeksonline/