E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan me oferta serioze për Mexes dhe Adebayor

Gazeta sportive "Tuttosport" njofton se largimi i mundshëm Ricardo Kakasë nga Milani, do t'u mundësojë Rossonerëve blerjen e disa lojtarëve, në radhë të parë kuqezinjtë do të provojnë transferimin e mbrojtësit të Romës, Philippe Mexes, dhe sulmuesin e Arsenalit, Emmanuel Adebayor. Mediat spanjolle kanë njoftuar se Real Madridi do të arkëtojë një shumë të madhe parash në fondin e Milanit, ndërsa drejtuesit e skuadrës nga qyteti i modës do t'i shfrytëzojnë këto par për blerjen e Mexesit, i cili kushton afër 16 milionë euro dhe konsiderohet zëvendësues i denjë i Maldinit në largim, apo Nestas së lënduar. Milani që në sezonin e kaluar ishte në kërkim të Adebayorit, ndërsa tash më shumë se kurrë Rossonerët kanë nevojë për një sulmues të fuqishëm dhe këtë pozitë mund ta zë pikërisht sulmuesi i Arsenalit, i cili vlen afër 28 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›