Milani harron te fitojeInteri shfaqet i frikshem
TIRANE-Milani nuk ka shkuar me shume se nje barazim pa gola ndaj Lacios duke treguar se ka harruar se di te fitoje. Skuadra kuqezi e cila e nisi me aq buje kampionatin pas blerjeve te Ibrahimovic dhe Robinjos duket se ka ende probleme te shumta per te zgjidhur dhe eshte shume larg asaj forme qe pretendojne drejtuesit. Milani i djeshem gjithsesi ka qene me kerkues se ai qe barazoi 1-1 ndaj Katanias por kjo ishte ndeshja e trete pa fitore per kete ekip. Deri 9 minuta para fundit kuqezinjte ishin shume prane marrjes se 3 pikeve por edhe njehere ishte mbrojtja ajo qe ndeshkoi skuadren e Alegrit. Persa i perket ndeshjes ajo ka nisur me spektaklin e nje shqiponje te stervitur ideja e presidentit Klaudio Lotito. Ne oren 20.36 ajo ka bere tre xhiro ne stadium dhe me pas eshte ulur ne nje vend te posacem poshte tribunes Autorita. Me pas loje. Ne pjesen e pare te dyja skuadrat kane studiuar njera-tjetren ndersa ishte Milani me kerkues. Nderkohe e dyta nisi me e mire per ekipin kuqezi. Pas 20 minutash Sedorf jep nje top te bukur per Ibrahimovic i cili kalon edhe Musleren dhe realizon golin e avantazhit. Lacio eshte dukur e pafuqishme por ne minuten e 81-te Hernanes shmang 3 lojtare dhe fut nje top ne qender te zones per Flokarin i cili shenon me te majten. Ne minutat shtese Zambrota goditi traversen por pa gjetur golin
Interi
Ndersa Milani vazhdon te gaboje nuk e ben kete Interi qe mbreme ka mposhtur 4-0 Barin ne San Siro. Edhe kete here heroi i zikalterve ka qene Samuel Eto. Ai dha asistin e golit te pare te Militos ne minuten e 27-te. Nderkohe 4 minuta nga nisja e pjeses se dyte Rosi preku dukshem nje top me dore dhe arbitri dha penallti. Eto ka shenuar qetesisht duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Ne minuten e 63-te Rivas rrezon Lusion ne menyre naive kur ky i fundit po dilte nga zona dhe serish penallti per Interin. Serish Eto e dergon topin ne rrjete ndersa 5 minuta me pas Benitez e nxjerr nga fusha per Muntarin duke bere qe i gjithe stadiumi te ngrihet ne kembe. 4 minuta para fundit Milito shenoi edhe golin e katert.
Ndeshjet
Ne takimet e tjera te luajtura dje Roma pesoi humbjen e dyte per kete sezon kete here ne fushen e Breshias ne shifrat 2-1. Hetemaj realizoi ne minuten e 17-te per vendasit nderkohe qe ne pjesen e dyte dalja me te kuqe e Mekses per nje proteste ndaj anesorit ia lehtesoi punen Breshias qe shenoi serish me Karacolon. Roma zhvilloi me pas nje loje te shkelqyer dhe shkurtoi me Borrielon por nuk arriti dot te barazonte. Nderkohe vjen humbja e pare per Cezenen kete here ne fushen e Katanias ne shifrat 2-0 ndersa Fiorentina barazoi 1-1 ndaj Xhenoas. Fitore e rendesishme per Bolonjen qe mposhti 2-1 Udinezen.
d.b/BalkanWeb