E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mund Parmen dhe e gdhin i pari

Golin qe vlen tri pike per ekipin e Alegrit e shenoi Andrea Pirlo ne minuten e 25-te. Mesfushori italian leshoi nje silure nga rreth 40 metra duke e derguar topin ne trekendeshin e majte te portierit Mirante.

Para shenimit te golit por edhe me pas Milani pati nje mal me raste te mira per te shenuar por here paaftesia e sulmuesve e here pritjet e portierit vendas bene qe rezultati te mbetet i njejte deri ne fund.

Tripikeshi i Tardini-t i ngjit kuqezinjte ne kuoten e 11 pikeve nje me shume se Interi dhe Lacio. Perkohesisht skuadra nga Milano mban kreun e Serise A ne pritje te derbit te Italise mes Interit dhe Juventusit sot ne mbremje ne San Siro.

2010-10-03 0957

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›