E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në ankth, Nesta rrezikon sezonin

Qendërmbrojtësi italian ka një problem në meniskun e gjurit të djathtë, problem që mesa duket është më serioz nga sa mendohej. As Leonardo nuk e ka fshehur shqetësimin e tij. “Gjuri i djathtë ka probleme dhe kam frikë se është një dëmtim i rëndë”, tha trajneri kuqezi në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme.

Megjithëse në fillim u përjashtua mundësia e një problemi në menisk, tashmë hidhet si hipotezë reale një ndërhyrje kirurgjikale. Nëse kjo ndodh, atëherë kampionati për Nestën mund të konsiderohet i përfunduar, pasi mbeten vetëm dy muaj nga 16 maji, kur mbyllet kampionati. Një përgjigje më e saktë do merret mëngjesin e së premtes, pas analizave të hollësishme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›