E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani nuk gabon në “San Siro”, fitorja e dytë radhazi

Fillimisht kujtohet Franko Baresi, i duartrokitur nga i gjithë stadiumi “San Siro”, më pas suksesi ndaj Venezias. Milani i Amorimit ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat, të parën përballë tifozëve të vet, duke mundur 2-0 venecianët e drejtuar nga Stroppa.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë: Goncalo Ramos (i cili kishte humbur të paktën katër raste në pjesën e parë), shënoi golin e tij të parë në Serie A.

Një autogol i Halhalit në minutën e 89-të i dha fund ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›