E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Milani “trondit” Mourinho-n, Roma dorëzohet në “San Siro”, Champions edhe më larg

Supersfida e javës së 20 të kampionatit Italian shkoi për Milanin. Kuqezinjtë mundën Romën 3 me 1 në San Siro duke blinduar vendin e tretë në renditje e duke zhytur edhe me shumë në vështirësi Zhoze Murinjon, stoli i të cilit tanimë është më i rrezikuar se kurrë.

Sukses i merituar për skuadrën e Piolit ndonëse problemet pas kësaj fitoreve tek kuqezinjtë qëndrojnë, të paktën në lojën e paraqitur.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt në San Siro, për meritë të Jasin Adli, i cili nga një i padëshiruar, po i krijon  vetes një pozicion më të vlerësuar si alternativqë kryesore në mesfushë. Goli i Frandezit në minutën e  11 ishte vërtet i bukur.

Një pjesë e parë nën shenjën e vendasve të cilët falë edhe sigurisë që ofroi goli i shpejtë janë më të rrezikshëm duke shpërdoruar raste me Pulisic de Loftus Cik, por duke qenë të pafat edhe në shtyllën e Teo Hernandez.

Asgjë për tu shënuar tek Roma e cila në mungesë të Dybalës, ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese duke e lënë Lukakun krejtësisht të izoluar përpara.

Muzikë e cila ndryshon disi në pjesën e dytë falë agresivitetit të shtuar të formacionit të Murinjos, ndonëse Milani shënoi golin e dytë ekzaktësisht në momentin më të mirë përmes Zhiru.

Gol që shokon Romën e cila rrezikoi të marrë edhe golin e tretë pas rasteve të Gabia, Loftus Cik, Pulisic dhe Kalabrias. Ky i fundit gabon dyfish në minutën e  67 duke shkaktuar një penallti e cila i lejoi Paredesit që të rihapte ndeshjen.

Për të hedhur tej makthin e barazimit nga 2 me 0 në 2 me 2 të edicionit të kaluar po në këtë stadium, mendoi dyshja Zhiru-Teo Heranndez në minutën e 84. I pari dha një pasim me Finrtek, i dyti shënoi një gol të shkëlqyer me të majtën duke vulosur tre pikët për Milanin e ngjitët në 42 pikë, 4 më pak nga Juventusi , ndërsa Roma mbetet në vendin e 9, 5 pikë larg zonës Champions./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›