E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Alessandro Haemmerle konfirmohet kampion olimpik në “Livigno Snow Park”

Skiatori austriak Alessandro Haemmerle u konfirmua pak çaste më parë si kampion olimpik në disiplinën e snowboard cross për meshkuj.

Finalja e transmetuar në RTSH Sport HD ishte mjaft emocionuese pasi kampioni i parapriu Eliot Grondin me vetëm 0.03 sekonda. Kanadezi, i cili mori medalje argjendi, ishte shumë pranë të artës së parë për vendin e tij në “Milano-Cortina 2026”.

Në vendin e tretë u rendit austriaku tjetër i kësaj finalaje, Jakob Dusek.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›