Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Dauti dhe Brunga mbyllin aventurën në Lojrat Olimpike Dimërore në slalom në lëshimin e parë

Semire Dauti gabon në lëshimin e saj të parë në slalomin e femrave. Skiatorja shqiptare nuk ka mundur që të vendosë një kohë pasi braktisi garën pas gabimit në sektorin e dytë të pistës.
Lisa Brunga mbyll zbritjen e saj të parë në slalomin e femrave në Milano-Cortina 2026. 17-vjeçarja, mbylli lëshimin e saj me kohën 57.58, por nuk do të jetë pjesë e lëshimit të dytë pasi është skualifikuar nga komisarët e garës.