E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano Cortina në RTSH/ Flaka olimpike mbërrin në Duomo, sot në mbrëmje ceremonia e hapjes

Pishtari olimpik ka përfunduar rrugëtimin në kryeqendrën lombarde dhe sot do të shkojë në “San Siro” për ceremoninë e hapjes.

Mbrëmjen e së enjtes flaka olimpike mbërriti në sheshin Duomo në Milano, etapa e parafundit e një rrugëtimi të gjatë prej më shumë se 12.000 kilometrash. Rrugëtimi kishte nisur në Greqi, në nëntor, më pas kaloi në 60 qytete italiane.

Gjatë pasdites, karvani i atyre që mbanin pishtarin, përshkoi kryeqendrën e Lombardisë mes mijëra njerëzve në rrugë, mes duartrokitjeve. Për të mbërritur në zemrën simbolike të Milanos, ku flaka u prit në prag të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, që do të zhvillohet sot, në orën 20:00, në stadiumin “San Siro”.

Përreth katedrales, të pasionuarit dhe turistët sfiduan shiun për të parë nga afër ndezjen e pishtarit të madh. Aktivistë dhe studentë ndërkohë shfrytëzuan mbërritjen e flakës për të protestuar kundër sponsorëve të Lojërave, duke denoncuar impaktin ambiental të këtij eventi sportiv.

Në sheshin Duomo, të blinduar nga forcat e rendit, mes turmës u shfaqën edhe disa flamuj palestinezë. Flakën olimpike e shoqëruan në këtë etapë të parafundit ish-tenistet Flavia Pennetta dhe Francesca Schiavone. Metrat e fundit dhe ndezja e flakës së madhe iu besuan Nicoletta Manni-t.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›