Milano-Cortina në RTSH/ Kushte atmosferike ekstreme, gabim në lëshimin e dytë, slalomi kthehet në dramë, Loic Meillard i artë

Slalomi për meshkuj në Milano-Cortina 2026 kishte gjithçka brenda emocione, dëshpërim dhe kushte atmosferike mjaft të vështira (lëshimin e parë nuk e përfundoi gati 60% e garuesve).
Pas dy lëshimeve në Bormio e arta i shkoi skiatorit nga Zvicra, Loic Meillard (1:53.61), i cili la pas austriakun Fabio Gstrein (+0.35) dhe norvegjezin Henrik Kristoffersen (+1.13).
Skiatori nga Zvicra ishte me fat pasi rivali i tij Lie McGrath, lideri i zbritjes së parë, gaboi në lëshimin e dytë. Emocionet e garës erdhën për publikun shqiptar nëpërmjet RTSH Sport HD!