Milano Cortina në RTSH/ Paraqitje e shkëlqyer e Lara Colturit në lëshimin e parë, skiatorja kuqezi kualifikohet për në finalen e slalomit gjigant

Lara Colturi debuton në Lojërat Olimpike Dimërore me një paraqitje të shkëlqyer në lëshimin e parë, duke shënuar kohën 1:03.97 në slalomin gjigant.
Skiatorja kuqezi ka bërë një garë shumë të mirë dhe ka siguruar kualifikimin për në lëshimin e dytë.
Lara Colturi ka mbyllur në vendin e katërt lëshimin e parë dhe shanset për një medalje historike janë me të vërtetë të mëdha.