Miley Cyrus, një rockere e vërtetë (FOTO)
Fillimisht ajo befasoi me prerjen e çuditshme të flokëve. Por, idhulli i amerikanëve, Miley Cyrus, vazhdon që të jetë sensacion për dukejn e saj, pasi tashmë ajo duket se është kthyer në një rockere e vërtetë, ndryshe nga ajo vajza e ëmbël që jemi mësuar të shohim gjithmonë.
Me flokët e çrregullt, një varëse të trashë në qafë, këpucë me gomë të trashë dhe një bluzë ushtarake të lidhur në mes, 19-vjeçarja ngjasonte me një femër tjetër nga ajo që kemi parë deri më tani.









