Miley Cyrus ska të ndalur, sërish nudo
Është kritikuar shumë kohët e fundit, por duket se Miley Cyrus nuk do të ndalojë në rrugën e saj.
Në një kopertinë alternative të albumit më të fundit me titull Bangerz, këngëtarja 20-vjeçare është zhveshur sërish duke përdorur vetëm duart për të mbuluar pjesët intime.

Kjo është një nga katër fotot e reja që do të përdoren si kopertinë për albumin. Cover-i ku shfaqet Miley nudo mund të blihet online vetëm në faqen zyrtare të Miley Cyrus.