E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliarderi që nuk di të lexojë

Meqë ai ka një pasuri prej rreth 400 milion sterlina, ti pret që Andreas Panajotu mund të lexojë propozimet e biznesit dhe kontrata ligjor. Por, biznesmeni londinez, i renditur në vendin e 200 në listën e më të pasurve, e ka arritur suksesin pa mësuar kurrë të lexojë.

Djali i një emigranti greko- qipriot, ai u rrit në Lindje të Londrës dhe u shkollua në një shkollë ku bëri vetëm rolin e një boksieri.

Ai rrëfen për mediat britanike se e kishte tmerr po ti thoshte kush të lexonte sepse nuk dinte. Në moshën 14 vjeç, ai e la shkollën pa mësuar të lexonte.

Ai punoi fort në rininë e tij duke shitur mijëra apartamente, duke e bërë kompaninë e tij të pasurive të patundshme nga më të mëdhatë në botë.

Mediat britanike kanë nisur një fushatë për të nxitur fëmijët të lexojnë dhe miliarderi e mbështet fushatën, pavarësisht se atij letrat ia lexon një punonjës.

Por tani është shumë më e vështirë se në vitet 70, kur mund të ecje përpara edhe pa ditur lexim, thotë ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›