Miliband lobon për pavaresinë e Kosovës

Britania lobon për njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Sekretari i Jashtëm, David Miliband u ka dërguar letra 30 homologëve të tij nga vende të ndryshme të botës, ku sugjeron njohjen e pavaresisë së Kosovës. "Njohje të reja pritet të vijnë në adresë të institucioneve të Prishtinës, përpara se kosovarët të nisin festimet për njëvjetorin e lindjes së shtetit të tyre", citohet të ketë thënë një zyrtar i qeverisë kosovare për shtypin e Prishtinës. Sipas tij, priten përgjigje pozitive nga shumica e këtyre vendeve. 10 shtete mund ta njohin Kosovën para 17 shkurtit, ndërsa aktualisht ajo është njohur nga 53 shtete.