E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliona euro nga donatorë “sekretë”

 Ata shpenzojnë qindra mijëra euro e disa prej tyre edhe miliona gjatë fushatave parazgjedhore, por kur pyeten zyrtarisht nuk bëjnë me dije se prej nga i marrin ato para. Jo zyrtarisht dihet se cilat biznese me cilat parti politike kanë afërsi, por sa para marrin nga ato, nuk e bëjnë publike.

Partitë politike në Kosovë, mbajnë sekret donatorët që ju financojnë shpenzimet e fushatës, ata zbulojnë vetëm mjetet financiare nga fondi i Kuvendit të Kosovës, i cili sipas Ligjit për financimin e subjekteve politike ndan mjete për financimin e fushatës zgjedhore qendrore dhe lokale, për zgjedhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme në bazë të numrit të vendeve në Kuvend, shkruan Zëri.

Partia më e madhe në pushtet PDK e ka pranuar se do të kërkojë donator, LDK flet për një mbetje të cilën do ta shfrytëzojnë, AAK e ka konfirmuar se fushatat e tyre do të mbulohet edhe nga donatorët, Vetëvendosje ka diçka prej kursimeve, kurse Partia Islamike “Bashkohu” e ka deklaruar arkën e zbrazur tash për tash.

Nga një hulumtim i organizatës Çohu është vërtetuar kohë më parë se partitë politike pranojnë donacione të pa kontrolluara, njëkohësisht bëjnë shpenzime të pakontrolluara dhe asnjëherë nuk tregojnë burimet se nga i marrin ato donacione. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›