E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miliona pelegrinë në Mekë, Kurban Bajrami shënon mbylljen e ritualit të Haxhit

Miliona muslimanë në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam.

Në Arabinë Saudite, pelegrinët kanë përmbyllur ritualet e Haxhit në xhaminë e shenjtë në Mekë, ku mbi 1.5 milion besimtarë nga mbarë bota morën pjesë në pelegrinazhin vjetor.

Këtë vit, Haxhi dhe festimet e Kurban Bajramit po zhvillohen në një klimë tensionesh në Lindjen e Mesme, për shkak të luftës me Iranin. Kjo u shfaq edhe gjatë ceremonive në Mekë, ku një grup pelegrinësh iranianë shfaqën pankarta dhe brohoritën slogane kundër SHBA-ve dhe Izraelit.

Atmosfera e festës u ndje edhe në vende të tjera myslimane. Në Liban, besimtarët u mblodhën për lutjet e Bajramit në Bejrut dhe Sidon , ndërsa situata e sigurisë dhe tensionet në rajon mbeten shqetësuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›