Militantët e Berishës me flamujt e Bashës djegin goma jashtë Parlamentit. Nikolla përjashton Nokën: S’më kërcënon dot mua

Qindra protestues të Rithemelimit po protestojnë sot jashtë sallës së Parlamentit.
Çuditërisht disa prej tyre mbajnë në duar flamujt e Partisë Demokratike, që në fakt drejtohet nga Lulzim Basha.
Ndërkohë për kaosin e shkaktuar në sallë Lindita Nikolla ka përjashtuar Flamur Nokën.
“Turp të kesh zoti Noka. Lini sallën, jeni i përjashtuar. Nuk mund të mbushni protestën jashtë duke shkaktuar kaos këtu dhe të më kërcënoni mua” – tha Nikolla.
/a.r