Milloshoski: Greqia të ndryshojë qëndrim

Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski ka deklaruar se Greqia duhet të ndryshoje qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë dhe Kosovës.
Milloshoski është shprehur se, nëse Athina e dëshiron vërtetë anëtarësimin e Ballkanit në BE, atëherë duhet të heqë dorë nga pengesat që ngre.
“Nëse Greqia dëshiron me të vertetë të promovojë planin “Ballkani Perëndimor 2014”, atëherë ajo duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë dhe shtetit më të ri të rajonit, pavarësia e të cilit është njohur nga shumica e vendeve të BE-së”, ka pohuar Milloshoski.
Më tej, duke iu referuar thirrjeve raciste të ushtrisë greke, Milloshoski ka akuzuar Greqinë se lëshon sinjale raciste në të njëjtën kohë kur flet për fqinjësi të mirë.