Milo Korrektim kombetar

Partia Demokracia Sociale i bashkohet grupit të partive të vogla që janë kundër sistemit zgjedhor aktual. Profesor Paskal Milo, që ka votuar kundër në vitin 2008, thotë se koha i dha të drejtë.
"Vetë sistemi prodhoi dhe prodhon një diferencë shumë të vogël mes dy partive të mëdha politike, gjë që i con ato vazhdimisht te kenë një tension të madh politik në marrëdhëniet mes tyre", tha zoti Milo.
Por sipas profesor Milos, kriza politike është vetëm një prej difekteve të sistemit.
Milo: Pragu elektoral ndryshon kaq shumë nga një zonë elektorale në tjetrën, saqë është një padrejtësi e tmerrshme.
Top ReformatHaxhinasto: Duam reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse Reforma zgjedhore, LSI kërkesë për krijimin e Komisionit Zyrtari i OSBE-së takon Berishën e Topallin Channel: Si mund të ndryshohet kjo atëhere?
Milo: Ky sistem do patjetër elementin e korrigjimit kombëtar, korrektimit kombëtar. E dyta: duhet patjetër që zonat elektorale nga 12 të bëhen në 6, me qëllim që të shmanget ajo pabarazia e madhe që ekziston në shpërndarjen e mandateve. Po kështu, listat e kandidatëve për deputetë të partive nuk duhet të jenë të mbyllura, sic janë sot, por duhet të jenë të hapura.
Top Channel: Po ju si kryetar partie, nuk do të ndiheshit më pak i fuqishëm, në rast se do të kishit një listë të hapur dhe nuk do të ishit ju ai që do të vendoste radhën e kandidatëve tuaj?
Milo: Absolutisht! Përkundrazi, do të ndihesha më i motivuar. Do të ndihesha përballë kolegëve dhe shokëve të mi, më i pafajshëm, sepse kemi marrë një vendim kolegjial.
Po ashtu, zoti Milo thotë se votimi elektronik, por sidomos kontrolli elektronik i kartës së identitetit, është një domosdoshmëri në Shqipëri. Profesori flet edhe për financimet e pabarabarta të partive dhe kohën e ndryshme televizive. Por kryetari i Demokracisë Sociale, ka frikë se përsëri këtë herë partitë e mëdha nuk do ta dëgjojnë zërin e partive të vogla, në hartimin e kodit të ri zgjedhor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Kur ka mbetur edhe një javë kohë nga afati njëmujor që Gjykata e Larte la në dispozicion të tre specialistëve shqiptarë për ekspertimin e videos Meta-Prifi, ata i janë drejtuar kësaj gjykate me një letër me anë të të cilës kërkohet ndihmë. Rama: Vendimi i Topit, i drejtë
Në një shkrim editorial që botohet të dielën në gazetat shqiptare, kryetari socialist Edi Rama i jep të drejtë Presidentit të Republikës në vendimin e tij për kthimin e ligjit që lejon importin e mbeturinave. Topi: Qeveritarët të mësojnë komunikimin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është përgjigjur nga Shkodra deklaratave të Ministrisë së Mjedisit se, kthimi i projektligjit për mbeturinat është me karakter politik. Berisha: Rama, garanci për bllokim
Kryeministri Sali Berisha e ka shndërruar takimin me Forumin Rinor të Partisë Demokratike, në një takim nga ku ka kërkuar jo vetem përkushtimin e te rinjve për zhvillimin e vendit dhe për fushatën e ardhshme elektorale, por edhe në një podium, nga i cili bëri kritika të forta për kreun e opozites, Edi Rama. Berisha-Rama barazim, por Shqipëria humbje?!
Andrea Stefani - Ndërkombëtarët përsëri të shtypur nga pesha e papërballueshme e thënies së një të vërtete që ulërin.
Lajmet kryesore
Top Media, Ëndrra Vazhdon!
Tani e mbajti fjalën; Jeta e Kadaresë në dokumentar
Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Taksat, 2011-ta viti më i keq
Historia e një krimi shtetëror
Rama: Vendimi i Topit, i drejtë