E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Rama do largoje hijet e nacionalizmit te tepruar Nga Qamil Xhani

Ish-ministri i Jashtem shqiptar dhe kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, shprehet se qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama do te kete qendrime me te shendetshme per marredheniet me vendet e rajonit. Ne takimin e zhvilluar ne Shkup per pajtimin mes popujve, 100 vjet pas lufterave ballkanike, Milo tha se qeveria e re do te jete me pozitive ne marredheniet mes vendeve. Kreu i PDS-se dhe aleati i PS-se, Pakal Milo ka thene se qeveria e re do te largoje “ndonje hije nacionalizimi” qe sipas tij ka pasur qeveria e Partise Demokratike. “Qeveria e re shqiptare, qe do te marre mandatin javen qe vjen, jam i sigurt se do te kete nje qasje akoma me te shendetshme ne marredheniet me te gjitha vendet e rajonit. Do te jete me pak e indoktrinuar, do te kete nje qasje me pozitive per te ndertuar marredhenie me te shendetshme mirekuptimi dhe bashkepunimi, duke larguar edhe ndonje hije te nacionalizmit te tepruar, qe mund te kete pasur qeverisja e meparshme ne raportet me rajonin dhe me vendet e tjera”, tha Paskal Milo. Megjithese eshte pjese e koalicionit opozitar dhe nje nga drejtuesit e partive aleate qe ka qene mbeshtetes i kreut te PS-se gjate tete viteve opozite, Milo nuk u emerua ne asnje post qeveritar ne kabinetin e ardhshme te PS-se. Ne takimin e zhvilluar ne Shkup me diplomate dhe politikan te njohur te rajonit, Milo ka folur dhe per ceshtjet e kryesore qe shqetesojne Ballkanin Perendimor dhe kryesisht per mosmarreveshjet mes Maqedonise dhe Greqise per ceshtjen e emrit. Ai u shpreh se secila nga palet duhet te leshoje dicka ne negociata per te arritur nje marreveshje. Milo tha se pajtimi mes vendeve te rajonit per ceshtjet qe kane pezull siguron te ardhmen europiane te tij. “Ne shqiptaret e kuptojme shume mire por per fat te keq eshte nje realitet qe nuk po kapercehet dhe qe patjeter do te doje nje kompromis se ne diplomaci negocimi midis paleve asnjehere nuk mund te shkoje qe te fitoje nje pale te gjitha dhe te humbase nje pale te gjitha pra duhet te gjendet ajo pika e arte e kompromisit per te gjetur nje zgjidhje pavaresisht se gjykuar ne teresine e vet ajo eshte nje artific",- u shpreh kreu i PDS-se, Paskal Milo.

Diplomacia

“Qeveria e re shqiptare, qe do te marre mandatin javen qe vjen, jam i sigurt se do te kete nje qasje akoma me te shendetshme ne marredheniet me te gjitha vendet e rajonit. Do te jete me pak e indoktrinuar, do te kete nje qasje me pozitive per te ndertuar marredhenie me te shendetshme mirekuptimi dhe bashkepunimi, duke larguar edhe ndonje hije te nacionalizmit te tepruar, qe mund te kete pasur qeverisja e meparshme ne raportet me rajonin dhe me vendet e tjera”,- tha Milo.

Aleatet

Partia Socialiste ende nuk ka vendosur me aleatet per ndarjen e posteve dytesore ne kabinetet qeveritare. Pas ndarjes se Ministrive me Levizjen Socialiste per Integrim, ne takimin radhes me aleatet, kreu i PS-se, Edi Rama pritet te vendose dhe per postet qe do te marrin rreth 30 subjekte politike qe ishin ne koalicion me Partise Socialiste. Ndarja e posteve do te behet ne baze te votave qe ka marre secili subjekt. Sipas marreveshjes se PS-se bashkeqeverisja me aleatet te behet ne funksione te ndryshme drejtuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›