Milo: Unifikimi i opozites sjell fitoren ne zgjedhjet e vitit 2009
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka kerkuar nje unifikim te shpejte te se majtes, si nje garanci per nje fitore te mundshme ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, qe zhvillohen ne vitin e ardhshem. Teksa ndodhej ne nje vizite ne qytetin e Beratit, ku eshte takuar me forumin rinor, te rinj e te reja te qytetit, ai ka paraqitur tere shqetesimin e tij per levizjet e vecuara te opozites gjate tere ketyre koheve. Me kete rast, kreu i PDS ka shpalosur programin e partise qe ai drejton per te rinjte, duke nenvizuar faktin se ata jane pjesa me aktive e shoqerise qe eshte lene ne harrese nga qeveria. Kryetari i PDS-se ka vene theksin mbi rendesine e bashkimit dhe unifikimit te plote te qendrimeve te partive te opozites, si kusht themelor per te fituar ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009. Ai me se njehere ka kerkuar mbledhjen e tryezes se partive opozitare, per te vendosur per nje platforme te perbashket per zgjedhjet e ardhshme. Milo ka bere edhe nje radiografi te deshtimeve te pafundme te qeverise