Miloshoski:Plotësuam kriteret e NATO-s

Maqedonia i plotësoi kriteret për anëtarësim në Aleancën e NATO-s, por do t'i bashkangjitet kur ti jepet mundësia, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antoni Miloshoski në Sesionin e 16-të të Këshillit ministror të OSBE-së, i cili po mbahet në Helsinki. Ai tha se, integrimin në NATO për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër edhe pas samitit të Bukureshtit. Miloshoski theksoi se Shqipëria dhe Kroacia duhet të jenë zë i fuqishëm në NATO që edhe vendet tjera të rajonit sa më shpejtë të bëhen pjesë e Aleancës. Në samitit e fundit të NATO-s i cili u mbajtë në Bukuresht, Maqedonia nuk morri ftesë për anëtarësim, shkaku i cështjes së emrit kushtetes, i cili nuk pranohet nga Athina.