Milot, Berisha: Vijojmë të jemi të rrezikuar

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ndodhet për inspektim në zonat problematike në veri të vendit si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e shiut. Kryeministri vizitoi argjinaturën mbi lumin Mat në Milot që sipas tij po përballon prurjet. Berisha pohoi se situata më e vështirë paraqitet në Shkodër. " Vazhdojmë të jemi të rrezikuar, ndaj banorët duhet të pranojnë të evakuohen", theksoi ai. Sipas kryeministrit
shkak për këtë situatë është bërë HEC-i i Komanit i cili nuk po përballon dot prurjet. Sali Berisha nënvizoi se shkarkimi i ujit nga HEC-et është i domosdoshëm.