Milot, gjendet një kufomë e seksit mashkull në mal
Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mesditën e sotme në malin e Milotit.
Viktima, ende e paidentifikuar është gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat nga kqyrja e parë e kufomës kanë theksuar se ajo është e padekompozuar.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së personit ndërkohë që viktima është dërguar në morg ku do t`i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.