Minatorët e Trepçës mbyllin grevën, Mustafa përshëndet vendimin
Ndërprerja e grevës u arrit pas disa orëve bisedimesh ndërmjet grevistëve, menaxherit të Trepçës dhe kreut të Mitrovicës
Minatorët e Trepçës kanë vendosur që të pezullojnë grevën tre ditore që kishin nisur. Ata i kanë dhënë një muaj kohë qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre. Ndërprerja e grevës u arrit pas disa orëve bisedimesh ndërmjet grevistëve, menaxherit të Trepçës dhe kreut të Mitrovicës.
Ndërkohë që menjëherë pas njoftimit të mbylljes së grevës, kreu i qeverisë, Isa Mustafa ka përshendetur veprimin e minatorëve. Mustafa ka shprehur përkushtimin dhe ka siguruarminatorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që sigurojnë punë normale të Trepçës në këtë periudhë dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit, në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
