E Hënë, 2 Nëntor 2026

Minatorët në Bulqizë bojkotojnë punën, kërkojnë zbatimin e kontratës për rritjen e pagave

https://www.youtube.com/watch?v=ocq7yPEt-VoMinatorët e minierës më të madhe në Bulqizë, e cila administrohet nga një kompani turke, dolën sot në protestë.

Ata thanë se firma nuk ka zbatuar kontratën për rritjen e pagave e po ashtu nuk ka dhënë shtesën prej 4 përqind të inflacionit. Minatorët sqaruan se kompania do t’i detyrojë që të punojnë edhe të shtunave.

Drejtuesit e firmës nuk i lejuan minatorët që të protestonin  në ambientet e minierës, ndaj zgjodhën të bojkotojnë punën këtë të hënë.

Pak ditë më parë protesta të ngjashme u zhvilluan edhe nga metalurgët e uzinës së ferrokromit në Burrel, të cilët akuzuan kompaninë për shkelje të kontratës së punës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›