E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mini-seria e fundit mbi Luis Enriken i kushtohet vajzës së ndarë

Mini-serisë kushtuar Luis Enrikes i erdhi fundit ditën e djeshme kur platforma “Movistar +” publikoi edhe serinë e tretë, e cila titullohej “Xana”.

Siç mund të kuptohet edhe nga titulli kjo seri i ishte dedikuar tërësisht dramës fmailjare të Luis Enrikes, i cili në gushtin e 2019-ën iu desh që ti thoshte lamtumirë njeriut më të shtrenjtë të jetës, vajzës 9-vjeçare, Xana.

“Dikush mund të më pyesë nëse e konsideroj veten me fat apo të pafat për atë që më ndodhi. Unë them se jam me fat, shumë me fat. Por ju do të më thoni se humba vajzën… E vërtetë, por e pata për nëntë vite. Kam kujtime të saj, kam shumë video të saj. Mendoj se ajo nuk është larguar përgjithmonë, na shikon ende”, tregon Luis Enrike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›