E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministeriali i KE-së, Gonxhja: Fuqizojmë lidhjet midis kërkimit shkencor, inovacionit e zhvillimit ekonomik

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Shqipëria mori pjesë në takimin e ministerialit të Komisionit Europian për Platformat Drejtuese të Ballkanit Perëndimor mbi Edukimin, Trajnimin, Kërkimin, Inovacionin dhe Kulturën që u zhvillua në Shkup, të Maqedonisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Belndi Gonxhja ndau në rrjete sociale foto nga ky takim, teksa shkroi se, delegacioni shqiptar i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u fokusua në temat më të rëndësishme të momentit për inovacionin në sistemin arsimor, veçanërisht në arsimin profesional. Gjithashtu tha Gonxhja, u diskutuan programet transformuese si “EU4Innovation” dhe zhvillimi i Strategjisë 3S të Specializimit Smart. Sipas tij, këto nisma synojnë të rrisin cilësinë e edukimit dhe të fuqizojnë lidhjet midis kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik. Gonxhja deklaroi se, përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, po ndërtojmë një të ardhme inovative për gjeneratat e reja dhe përmirësimin e kapaciteteve tona arsimore dhe kërkimore. 1 nga 7

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›