E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë krizën politike në Shqipëri

çështja e krizës politike do të shtrohet sërish për diskutim në tavolinat evropiane.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë sot, në Luksemburg për situatën politike në Shqipëri.
Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare të internetit, thuhet ministrat do të diskutojnë për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes të cilave edhe për situatën politike në Shqipëri.
Në axhendën e mbledhjes së Këshillit të Jashtëm që mbahet sot thuhet se "për Shqipërinë, këshilli do të diskutojë për situatën politike në sfond të përpjekjeve lehtësuese të nismës së ndërmarrë nga krerët e dy grupeve parlamentare të PPE-së dhe PSE-së, Daul dhe Schulz, të cilët janë mbështetur nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Cathrin Ashton dhe komisioneri Fule".

Në takimin e sotëm do të diskutohen edhe tema të tjera, si bashkëpunimi i vendeve të rajonit dhe Gjykatës Ndërkombëtarë të Krimeve për ish-Jugosllavinë, në kuadër të së cilës ministrat do të dëgjojnë vlerësimet e kryeprokurorit Serzh Bramertz. Gaza dhe Irani do të jenë gjithashtu në qendër të diskutimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›