E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministrat e NATO-s në Bruksel, bisedime për furnizim me armë të Ukrainës

Përparimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë janë shoqëruar me lutje më të forta nga zyrtarë të lartë ukrainas për më shumë armë perëndimore.

SHBA dhe Britania e Madhe janë zotuar të furnizojnë Ukrainën me një numër të vogël raketash të shumta për të kundërshtuar fuqinë dërrmuese të zjarrit të Rusisë. Por Ukraina thotë se ka nevojë për më shumë.

Të angazhuar për të mbështetur Ukrainën, ministrat e Jashtëm të NATO-s, do të mblidhen këtë të mërkurë në Bruksel. Mbledhja pothuajse prej pesëdhjetë vendesh do të kryesohet nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin. Në takim do të diskutohet për luftën si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë dhe mbështetjen kësaj të fundit raporton BBC.

I pranishëm në këtë mbledhje solidariteti do të jetë edhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.

Ndërkohë Sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për më shumë mbështetje artilerie për Ukrainën, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë lufta me Rusinë.

“Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda. Dhe aleatët dhe partnerët e NATO-nuk kanë ofruar këlloj lloje armësh për një kohë të gjatë, ukrainasit duhet të përgatiten për një kohë të gjatë, pasi nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se si dhe kur kjo luftë do te mbaroje“, tha Stoltenberg.

Pritet që Ministrat e NATO-s do të diskutojnë gjithashtu edhe kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›