E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Gonxhja: Nis së shpejti restaurimi i Kalasë së Borshit, i japim jetë të re monumentit unik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka njoftuar se së shpejti do të nisë restaurimi i Kalasë së Borshit.

Kjo ndërhyrje, deklaroi ministri, do të përmirësojë përvojat e vizitorëve, por duke ruajtur historisë.

Projekti do të financohet nga Banka Botërore dhe do të implementohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me ministrinë që ai drejton dhje Bashkinë e Himarës.

Po ashtu, Gonxhja sqaron se kjo ndërhyrje në Kalanë e Borshit parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë dhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, monopate, panele interpretuese, platformë vëzhgimi dhe ndriçim artistik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›