Ministri Hasani: Bashkëpunim me fondacionin japonez “Nippon” në fushat prioritare

Ministri për Punët e Jashtme Igli Hasani ka pritur në një takim Kreun e Fondacionit Nippon në Japoni, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Gjatë takimit, dyshja ka vënë theksin e konsolidimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë e Japonisë dhe iniciativat me impakt social që Fondacioni Nippon mund të mbështesë në të ardhmen në vendin tonë.
“Bisedë produktive me z. Yōhei Sasakaëa, Kryetar i Fondacionit Nippon në Japoni dhe njëherësh President Nderi i Fondacionit të Paqes Sasakawa, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Jemi të hapur të eksplorojmë mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria njerëzore, përfshirja sociale, arsimi, shëndetësia etj., duke bashkërenduar prioritetet tona kombëtare me vizionin e këtij fondacioni të mirënjohur ndërkombëtar”, bën me dije Hasani.
/rtsh.al/